Ambasada Amerikane përshëndet si pozitiv vendimin që bisedimet e anëtarësimit europian të Shqipërisë, të hapen në Qershor të 2019-ës. Selia diplomatike e Uashingtonit në Tiranë reagoi përmes një deklarate ku theksohet se “Tashmë, nevojitet që vendi të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe”. “Shqipëria ka shënuar përparim domethënës. Ne e nxisim, të rrisë ritmin në Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, – thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.