Bota

Negociatat në Abu Dhabi, Zelensky: Bisedimet ishin konstruktive!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se delegacioni ukrainas ka paraqitur raportin e tij dhe se takimet e zhvilluara në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përfunduar.

Në një postim në platformën X, Zelensky theksoi se ky ishte formati i parë i tillë pas një periudhe të gjatë dhe se bisedimet u zhvilluan në një frymë konstruktive, me shumë diskutime mes palëve.

“Palët ranë dakord të raportojnë në kryeqytetet përkatëse dhe të koordinojnë hapat e mëtejshëm me udhëheqësit,” shkroi ai.

Sipas Zelenskyt, përfaqësuesit ushtarakë kanë identifikuar një listë çështjesh që mund të shërbejnë si bazë për një takim të ardhshëm. Ai shtoi se, nëse ekziston gatishmëri për të ecur përpara – gjë që Ukraina e ka shprehur – takime të tjera mund të mbahen, potencialisht që javën e ardhshme.

Zyrtarët ukrainas shkuan në Gjenevë gjatë fundjavës dhe u takuan me përfaqësuesit amerikanë, përfshirë me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, në tentim për të hartuar një draft që do të kërkonte më pak lëshime nga Ukraina dhe që nuk do të rezultonte në atë që disa në Kiev e konsideronin si kapitullim.

LEXO EDHE: Rusia bombardon Ukrainën, ndërsa bisedimet paqen hyjnë në ditën e dytë!

Gjatë bisedimeve në Gjenevë, drafti u reduktua në 19 pikë, me zyrtarët ukrainas që vunë në pah se disa nga çështjet më të ndjeshme – përfshirë garancitë e sigurisë për Kievin – vazhdojnë të mbesin në tavolinë të bisedimeve.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha më 25 nëntor se nuk kishte “asgjë për të thënë” mbi takimet e raportuara, por se Rusia beson se propozimi i SHBA-së “mund të bëhet një bazë shumë e mirë për negociata”.

LEXO EDHE: SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete!