Bota

Rusia bombardon Ukrainën, ndërsa bisedimet paqen hyjnë në ditën e dytë!

Ukraina dënoi një valë të re sulmesh ruse gjatë natës, që kanë shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, ndërsa bisedimet me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës kanë hyrë në ditën e dytë.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, deklaroi se sulmi brutal goditi jo vetëm popullin ukrainas, por edhe tryezën e negociatave.

Sulmi barbar gjatë natës vërteton edhe një herë se vendi i Putinit nuk është në bordin e paqes, por në bankën e të akuzuarve të Gjykatës Speciale.

Delegacione nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-të janë takuar në Abu Dhabi, në bisedimet e para tripalëshe që prej fillimit të pushtimit të plotë rus në Ukrainë në vitin 2022.

Kryetari i Bashkisë së Kievit njoftoi se një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën, ndërsa infrastruktura kritike e kryeqytetit u dëmtua, duke lënë rreth 6 mijë ndërtesa pa ngrohje.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Kharkivit raportoi se 20 persona u plagosën gjatë një sulmi ndaj qytetit në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Ai tha se një maternitet dhe një konvikt për personat e zhvendosur u dëmtuan.

Temperaturat në Ukrainë janë nën zero dhe në një deklaratë pas sulmeve, presidenti Volodymyr Zelensky vuri në dukje se objektivi kryesor i rusëve ishte infrastruktura energjetike.

Brenda natës, Rusia kreu një sulm masiv në rajonet tona, duke lëshuar mbi 370 dronë sulmues dhe 21 raketa të llojeve të ndryshme. Kievi dhe rajoni, si dhe rajonet e Sumy, Kharkiv dhe Chernihiv, u vunë në shënjestër.

Pas ditës së parë të bisedimeve në Abu Dhabi, Rustem Umerov, i cili kryeson delegacionin ukrainas, dha pak detaje.

Takimi u përqendrua në parametrat për t’i dhënë fund luftës së Rusisë dhe logjikën e mëtejshme të procesit të negociatave që synon avancimin drejt një paqeje dinjitoze dhe të qëndrueshme.