Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se të dhënat më të fundit të inteligjencës tregojnë se Rusi po përgatitet për një sulm të ri masiv ndaj Ukrainës.
Në një deklaratë publike, Zelensky theksoi se partnerët ndërkombëtarë duhet të jenë të informuar për zhvillimet e fundit dhe akuzoi Moskën se po vazhdon të mbështetet te raketat dhe lufta, në vend të zgjidhjeve diplomatike.
“Është e rëndësishme që të gjithë partnerët tanë të dinë se çfarë po ndodh dhe që Rusia të vazhdojë të mbështetet te raketat dhe lufta e mëtejshme, jo te hapat diplomatikë”, deklaroi presidenti ukrainas.
Ai kërkoi vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, si dhe forcimin e mëtejshëm të sistemeve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës përballë kërcënimeve në rritje.
Deklaratat e Zelenskyt vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, pasi më herët gjatë ditës një dron rus hyri në hapësirën ajrore të Rumani, duke shkaktuar alarm dhe reagime në komunitetin europian.