Gossip Music

Nëse kënga për COVID-19 arrin 10 milion klikime, Presidenti francez ka këtë shpërblim!

Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar jetën tonë të përditshme në sfera të ndryshme të saj. Ka kaluar më shumë se një vit dhe njerëzit duket se janë lodhur nga masat kufizuese. Së fundmi, në Francë, Presidenti i Republikës Emmanuel Macron ka nisur një sfidë për dy Youtubers-at e njohur, McFly & Carlito duke u kërkuar atyre të bëjnë një këngë për t’i shpjeguar qytetarëve të gjitha gjestet të cilët mund të pengojnë përhapjen e mëtejshme të virusit vdekjeprurës.

Nëse videoja arrin 10 milion shikime, Emmanuel Macron u ka premtuar dy miqve që të bëjnë videoklipin e këngës në Elysée. McFly & Carlito, të cilët kanë 6.3 milion subscribers në kanalin e tyre në Youtube, pranuan sfidën e presidentit, në këmbim edhe të disa anekdotave të presidentit të cilat do të përfshihen në versionin përfundimtar të këngës.

Të dy YouTubers ditën e djeshme regjistruan “Më kujtohet”, një këngë me një melodi kitare, nëpërmjet të cilës ata ftojnë qytetarët të respektojnë masat kufizuese për t’ju rikthyer sa më shpejt jetës normale. Brenda 24 orësh klipi ka arritur në 5.7 milion shikime.