Dy ditë më parë u lajmërua krejt papritur se serialit “Keeping up with the Kardashians” do t’i vijë fundi pas xhirimeve të sezonit të 14-të.
Pas gati 1 dekade në transmetim, me aventura dhe periperci të pafundme, nuk do të mund të flasim më për dramat e vajzave të klanit Kardashian-Jenner…të paktën kështu menduam.
Mamaxherja (mama+menaxhere) Kris Jenner në një deklaratë për mediat u shpreh se familja e saj është në kërkim të diçkaje më të madhe që do t’u arkëtojë atyre akoma më tepër para.
Yjet e “KUWTK” po kërkojnë të lidhin një kontratë të re me gjigantët e transmetimit si “Netflix”, “Amazon” apo “Apple” në mënyrë që të depërtojnë në nivel ndërkombëtar e jo vetëm në SHBA.
Nuk përjashtohet mundësia që ato të hapin një kompani të vetën transmetimi dhe të krijojnë diçka krejtësisht të re për publikun. Kim Kardashian dhe motrat e saj nuk do të largohen nga ekrani, përkundrazi do të jenë edhe më pranë nesh.