Kush planifikon lëvizjen me Greqinë fqinje përmes pikëkalimit të Kakavijës e të Qafë Botës, nesër duhet të tregojë kujdes. Për shkak të një greve të doganierëve grekë, në mëngjes nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve në orarin 06:00 me 10:00 me orën tonë.
Lidhur me këtë njoftim për datën 27 tetor, bëhet e ditur se do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me makina, në të tjera orare të ditës së nesërme.
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 27.10.2025, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare), në këtë pikë kufitare nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve.
Policia bën të ditur se do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.