Gossip Showbiz

Nëse nuk do të ishte i dashuruar, cilin banor do të zgjidhte Bernardi? “Shumë simpatik…”

Bernardi, ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, ka përjetuar një moment mjaft emocionues gjatë një interviste të fundit, ku partneri i tij, Enami, e surprizoi duke iu bashkuar papritur në studio.

Gjatë rrëfimit të tij, Bernardi shprehu mirënjohjen ndaj Top Channel dhe të gjithëve shqiptarëve që e mbështetën gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë e “Big Brother”.

Enami, i cili e ka ndjekur me vëmendje rrugëtimin e Bernardit në program, tha disa fjalë të ngrohta për të. Ai e pranoi se çfarë e shqetësonte më shumë gjatë periudhës që Bernardi ishte në “Big Brother” qe fakti se ai po bënte më shumë punë shtëpie në BB sesa në shtëpinë e tij.

Më ka munguar shumë, por tani që jemi sërish së bashku, ndihem shumë i lumtur

Në të njejtën intervistë, Bernardi ka ndarë edhe mendimet e tij për Laertin, duke theksuar se, nëse nuk do të ishte i dashuruar me dikë, ai do të kishte zgjedhur Laertin.

Laerti është një person shumë simpatik, i zgjuar dhe ka aftësi të shkëlqyera komunikimi. Ai është shumë i qytetruar dhe din të flasë me shumë aftësi