Health & Beauty

Nëse punoni gjatë fundjavës jeni më të rrezikuar nga…

Hulumtimet e reja sugjerojnë se gratë që punojnë për orë të gjata janë më të rrezikuara nga depresioni më shumë sesa meshkujt që punojnë në të njëjtin orar. Gjithashtu, hulumtimet thonë se edhe puna në fundjavë mund të jetë kontribuues i problemeve të ndryshme të shëndetit mendor. Analiza e të dhënave me 22,000 punëtorë ka zbuluar se gratë që kishin punuar me orar të gjatë (më shumë sesa 55 orë në javë), kanë qenë 7.3% më të prirura të kenë simptoma depresive sesa ato që punojnë 35-40 orë në javë. Shkencëtarët gjithashtu kanë theksuar se puna gjatë fundjavës lidhet me një rrezik më të lartë të depresionit te dy gjinitë, ku gratë kanë 4.6% shanse të jenë më depresive, ndërkaq meshkujt 3.4%.

Ata kanë theksuar se lidhja mes punës në fundjavë dhe depresionit mund të jetë për shkak se ata që punojnë fundjavave gjithashtu kanë tendenca të bëjnë punë që paguhen më pak, ku depresioni është më prezent. Ekspozimi afatgjatë ndaj stresit mund të shkaktojë pasoja fizike dhe psikologjike, si lodhje, rraskapitje, madje edhe probleme të ndryshme shëndetësore. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të njihni në kohë shenjat e stresit dhe të mësoni se si ta bëni më të lehtë për trupin tuaj. Një mënyrë për të zbuluar se sa të stresuar jeni mund të jetë një test i zhvilluar nga një neurolog japonez. Ky test është i thjeshtë, por shumë efektiv.

Përkatësisht, duhet të shikoni me kujdes foton. Nëse imazhi mbetet statik dhe i qetë, do të thotë që nuk jeni nën stres. Megjithatë, nëse vëreni se imazhi po lëviz pak, kjo tregon se jeni nën stres. Nëse imazhi duket sikur po rrotullohet ose po lëviz me shpejtësi, kjo është një shenjë se jeni nën shumë stres. Ky test mund t’ju ndihmojë të identifikoni nivelin tuaj të stresit dhe të vendosni se kur është koha për të bërë një pushim dhe për t’u përqëndruar në shëndetin dhe rimëkëmbjen tuaj mendore.