Në Kosovë nesër zhvillohet seanca e 8-të për konstituimin e Kuvendit. Për pesë herë me radhë Albulena Haxhiu nuk ka arritur që të sigurojë më shumë se 57 vota. 41 deputetë kanë votuar kundër, ndërkaq 3 kanë abstenuar.
Kjo ka bërë që seanca të shtyhet vazhdimisht.
Përfaqësues të partive parlamentare kanë deklaruar se nuk i kanë ndryshuar qëndrimet nga seancat e kaluara, megjithatë pritet me interes se çfarë do të ndodhë sor.
Kështu para nisjes së seancës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha për gazetarët se propozimi i një kandidati tjetër për kryeparlamentar dhe jo Albulena Haxhiu, mund të jetë zgjidhja për daljen nga ngërçi në Kuvend të Kosovës
“Ishalla lëviz diçka. Ndoshta kanë ndërruar kandidatin po shpresoj. Përndryshe, duan të vazhdojnë bllokadën. Zgjidhja, po ndonjë kandidat tjetër”, tha Krasniqi.
Seanca konstituive, sipas rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre e kryetarit dhe nënkryetarëve.