Politikë

Nesër seancë plenare në Kuvend! Trajtohen disa çështje kyçe, nga ligji i ndryshuar për AKSHI-n te 5 anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë

Ditën e nesërme do të mbahet seanca e radhës plenare në Parlamentin e Shqipërisë, ku pritet të trajtohen një sërë çështjesh me rëndësi.

Mësohet se sipas rendit të ditës, Kuvendi do të zgjedhë 5 anëtarë të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Nga 5 anëtarët, 3 emra vijnë si përzgjedhje e PS-së, ndërsa 2 emra të tjerë si përzgjedhje e kryeministrit Edi Rama në bazë të aplikimeve që kanë shkuar në qeveri.

3 emrat që vijnë si përzgjedhje e PS mes kandidatëve, të cilat i paraqitën në Kuvend, janë:

1.  Ish-deputeti demokrat, Selami Xhepa

2.  Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj

3.  Matilda Shehu

Dy kandidatët e propozuar nga kryeministri Rama përmes aplikimeve që shkuan në qeveri janë:

LEXO EDHE: Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK!

1.   Ish-ministri Ervin Mete

2.  Jonida Prifti

Ndërkohë mësohet gjithashtu se seanca do të nisë me një interpelancë të Agron Shehajt me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe do të vijojë me disa ligje të mbartura nga seanca e shkuar, si ligji për Shërbimin e Jashtëm dhe disa iniciativa të opozitës. Po ashtu në diskutim pritet të jenë edhe 6 projektligje të paraqitura nga opozita, të cilat me shumë mundësi pritet të rrëzohen, ndërsa në fund do të miratohet edhe ligji i ndryshuar për funksionimin e AKSHI-t.

LEXO EDHE: Parlamenti Europian: Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale!