Sport

Newcastle “blindon” Tonalin, 150 mln euro kaluzola e shitjes!

Sandro Tonali shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Serie A. Vetëm pak ditë më parë, ai nuk i fshehu ambiciet, gjatë një interviste të dhënë për mediat në grumbullimin me kombëtaren italiane, duke lënë të kuptohet se një rikthim në Itali nuk do të ishte i pamundur në të ardhmen. Megjithatë, kërkesat e Newcastle United e bëjnë këtë një objektiv të vështirë për Juventusin dhe klubet e tjera italiane.

LEXO EDHE: Sistemi i UEFA-s krijon absurdin! Përfaqësueja më e dobët e FIFA-s, planifikon humbjen që të ëndërrojë… Botërorin!

Sipas raportimeve nga tabloidët britanikë, Newcastle trondit me çmimin e mesfushorit. 130 milionë sterlina, rreth 150 milionë euro, janë goxha para. Një shumë e tillë e bën të pamundur një transferim për momentin, duke e kthyer Tonalin në një ëndërr të largët për “Zonjën e Vjetër”.

Përveç çmimit të kartonit, paga e lojtarit që është një tjetër pengesë. Tonali ka një kontratë me një pagë vjetore prej 9-10 milionë eurosh, një shifër e vështirë për t’u përmbushur nga klubet italiane që nuk kanë buxhetin e nevojshëm për një investim të tillë.

LEXO EDHE: Tare studion strategjinë për të ardhmen, rinovimet mbeten prioritet te Milani!

Në një intervistë të fundit, vetë Tonali ka deklaruar se dëshira për t’u rikthyer në Serie A ekziston: “Ndoshta jo tani, por ndonjëherë do të doja të kthehesha në vendin tim.”

Këto fjalë kanë ndezur spekulimet, por me kërkesat e larta financiare të Newcastle, rikthimi i tij mbetet larg.