Gjatë pauzës për ndeshjet e kombëtareve, Milan po punon intensivisht për të vendosur bazat e sezonit dhe për të forcuar skuadrën. Klubi synon rinovimin e kontratave të disa lojtarëve kyç dhe një përforcim në mbrojtje që mund të ndryshojë dinamikën e ekipit.
Kristian Pulisiç, Aleksis Salemaekers dhe Fikajo Tomori janë në qendër të planit. Pulisiç ka performanca të shkëlqyera dhe kontratë deri në 2027. Milan synon zgjatjen deri në 2028-2029. Salemaekers dhe Tomori gjithashtu kanë kontrata deri në 2027. Për Saelemaekers pritet një rritje page, si shpërblim për paraqitjet e tij të shkëlqyera. Rinovimet jo vetëm mbajnë cilësinë, por tregojnë stabilitet dhe ambicie për të ardhmen.
LEXO EDHE: Pas festës për fitoren në Serbi, Kombëtarja i futet punës për miqësoren ndaj Jordanisë!
Majk Menjan ka kontratë deri në qershor dhe rinovimi duket i vështirë. Largimi pa pagesë është një mundësi reale. Klube si Juventus, Çelsi dhe Bajern Mynih janë të interesuar. Milan po shqyrton alternativa për portën e ardhshme për të siguruar stabilitet.
Maks Alegri kërkon një lojtar me përvojë dhe besueshmëri për mbrojtjen. Pas Tomori, Gabia dhe Pavloviç, rezervat janë De Uinter dhe 19-vjeçari Odogu. Xhoe Gomez i Liverpul është një nga emrat e përfolur për mbrojtje. Ai ka pasur pak minuta këtë sezon dhe mund të jetë mundësi e mirë. Alternativë tjetër është Mario Gila i Lacios, me kontratë deri në 2027, i arritshëm për një çmim të favorshëm.
LEXO EDHE: Shqipëria virtualisht në vazon e 3-të në “Play Off”-et e Kupës së Botës! Ja rivalët e mundshëm!
STRATEGJIA – Milan synon të krijojë një skuadër të balancuar dhe të fortë. Rinovimet dhe përforcimi i mbrojtjes forcojnë stabilitetin dhe konkurrencën në Serie A dhe Evropë. Klubi punon për marrëveshje të favorshme që të mos rëndojnë buxhetin dhe të ofrojnë impakt të menjëhershëm.
Investimet në lojtarët e rinovuar dhe përforcimi në mbrojtje tregojnë qartë vizionin e klubit. Milan dëshiron të qëndrojë në garë për titullin dhe të ketë prezencë të fortë në Evropë.