Nga data 1 mars udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme të karantinohen.
Me një urdhër të ri ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka vendosur që të lehtësohen masat për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Europian.
Sipas vendimit të ri, mjafton vetëm pasaport COVID me dy doza për të futur në territorin e Italisë.
Sakaq, për ata që nuk janë të vaksinuar nuk është e nevojshme të kenë pasaportën, por mjafton një test PCR negativ.
Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar rreth 60 mijë persona të infektuar me virusin.
Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen 322 qytetarë.