Celebrities Gossip Showbiz

Nga frika se helmohet…/Meghan Markle zbulon ushqimin që Princi Harry nuk e konsumon fare!

Meghan Markle zbuloi një ushqim që nuk i pëlqen bashkëshortit të saj, Princit Harry, gjatë një episodi në sezonin e dytë të “With Love, Meghan”. Në episodin e sezonit të dytë me shefin José Andres, Dukesha e Sussex zbuloi se Harry nuk e pëlqen një lloj të caktuar fruti deti. “E dini kush nuk e pëlqen karkalecin? Burri im”-tha 44-vjeçarja përballë të ftuarit të saj. “Dhe ti u martove me të gjithsesi?” u përgjigj me shaka më pas Andres. Megjithëse Markle nuk tregoi pse Duka i Sussex nuk i pëlqen karkaleci si ushqim, familja mbretërore tradicionalisht shmang konsumimin e frutave të detit me guaskë.

“Kur hanë jashtë, familja mbretërore duhet të jetë e kujdesshme me frutat e detit për shkak të rrezikut nga helmimi për shkak të orareve të tyre të ngjeshura. Është një veprim shumë i arsyeshëm që të heqin dorë nga ushqimet e detit gjatë angazhimeve publike”-ka thënë ish shërbyesi i Mbretit Charles, Grant Harrold, sipas Mirror. 

Rikujtojmë se së fundmi Meghan Markle ka bërë një tjetër koment thumbues ndaj familjes mbretërore, duke deklaruar se nuk mund të ishte vetvetja në Mbretërinë e Bashkuar. Në një intervistë për Bloomberg Originals, Dukesha e Sussex-it, hapur për periudhën kur ndjehej jo autentike. Nëna e dy fëmijëve, e cila jeton në një vilë luksoze prej 12 milionë paundësh në Montecito dhe mbrëmjeve mëson frëngjisht në Duolingo, u pyet nëse e ka të vështirë të duket e afërt me publikun.

Markle ka zbuluar gjithashtu se kishte vështirësi të gjente punë para se të arrinte suksesin me serialin Suits, për shkak të mungesës së roleve për personat me përzierje racore. Në një intervistë për podcastin Aspire të Emma Grede, Markle shpjegoi se si mësoi të përballonte refuzimet gjatë viteve të para të karrierës së saj si aktore. Ajo e përshkroi këtë periudhë si një “kapitull plot me dyshime ndaj vetes”. “Isha një aktore që merrja pjesë në audicione dhe kjo ishte shumë përpara Suits dhe duhet të kuptoni që në atë kohë nuk kishte shumë role për persona me përzierje racore”-tha Markle.