Ka nisur dita e 17-të e protestës jopartiake në kryeqytet.
Qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, si çdo ditë tjetër, për të vazhduar më pas me marshimin përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku të rinjtë po mbajnë fjalimet.
“Po të jetë nevoja do flemë te shkallët deri në dorëheqje”, u shpreh një student i Gazetarisë.
Sot u njoftua edhe ndryshimi i orës së grumbullimit. Duke nisur që nga nesër protesta do të nisë në orën 19:00.
Po ashtu, nismëtari Arben Kola ka njoftuar se sot nuk do të mbajë askush fjalime, përveç të rinjve.
“Protesta do të vijojë paqësore. Nuk jemi kundër partive, por kryetarëve të tyre”, u shpreh Kola.
Një profesor historie nga protesta qytetare që po mbahet para Kryeministrisë , iu bëri thirrje kolëgëve të tij që t’i bashkohen kësaj revolte.
Ai tha se fajtore për këtë situatë në të cilën ndodhet vendi është politika e kalbur.
“Dua t’ju falënderoj për inteligjencën që keni treguar. Pavarësisht provokimeve. Falënderim për ata kolegë që janë midis nesh. I bëj tirrje kolegëve të tjerë, të vrasin fikën dhe të bëhen pjesë ë kësaj proteste. Kam dy mesazhe për politikën e kalbur. Në këtë shesh kam parë të djathtë e të majtë, nëna baballarë, që i bashkon kombëtarizmi. Secili prej nesh është organizator këtu.”, tha ai.