Celebrities Gossip Showbiz

Nga të ngrënit në mensën e shkollës tanimë me shofer personal, njihuni me të dashurën e futbollistit Haaland!

Futbollisti Erling Braut Haaland po thyen çdo rekord në futbollin Europian me Manchester City, ekip me të cilin fiton 900 mijë paundë në javë. Së fundmi, ai ka marrë në Angli edhe të dashurën e tij, 18-vjeçaren Isabel Haugseng Johansen, e cila frekuentonte shkollën e mesme në Bryne, të cilën tashmë e ndjek online.

“Daily Mail” e cilëson atë si vajzën më me fat në Bryne, e cila u largua nga qyteti i vogël në jugperëndim të Norvegjisë për të jetuar tashmë me të dashurin e saj në Manchester të Anglisë.

Media angleze shkruan se vetëm pak javë më parë, ajo shkonte në shkollë, përdorte biçikletë dhe hante sanduiç në mensën e shkollës, ndërsa tashmë ajo lëviz me një Rolls-Royce Cullinan, me shofer personal dhe frekuenton restorantet më të shtrenjta të qytetit.

Deri tani, Haaland po justifikon në maksimum besimin e klubit dhe 900 mijë paund në javë, teksa ka realizuar më shumë se 50 gola në të gjitha kompeticionet. Rikujtojmë, se një statujë e futbollistit, e punuar në një trung 100-vjeçar, u vodh së fundmi në Norvegji. Ajo është hequr me një vinç natën dhe është larguar nga qyteti i Bryn. Statuja, që në fakt nuk pëlqehej nga tifozët e futbollistët ishte programuar që të dilte në ankand. Statuja, që kishte kushtuar 10 mijë paund, do të shitej në ankand dhe paratë e grumbulluara do të shkonin për financimin e një spitali në Tanzani.