Lifestyle

Ngjyra e syve mund të lidhet me depresionin? Si?

Një studim i ri ka zbuluar se ngjyra e syve mund të ndikojë në nivelin e depresionit gjatë dimrit.

Sipas hulumtimit të realizuar nga Universiteti i Uellsit Jugor, personat me sy kafe kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar depresionin sezonik (SAD) sesa ata me sy të kaltër.

Në studim, 175 studentë u anketuan për modelet e depresionit të dimrit. Rezultatet treguan se ata me sy të kaltër kishin më pak gjasa të preken nga depresioni gjatë dimrit krahasuar me individët me sy të errët, si ata me sy kafe.

Studiuesit sugjerojnë se ndryshimi mund të lidhet me ndjeshmërinë ndaj dritës.

Sytë e njerëzve me ngjyrë më të çelur janë më të ndjeshëm ndaj dritës, duke ndihmuar në rregullimin e prodhimit të melatoninës gjatë dimrit, e cila besohet të luajë një rol në parandalimin e depresionit të dimrit.