Kafja është ngjyra e flokëve të momentit. Pas bjondes dhe asaj që njihet si bronde, pra trendit të muajve të fundit e që u prezantua me një balluke nga Kate Middleton e Margot Robbie, tani është koha për nuanca që përcjellin besueshmëri dhe natyralitet, një bukuri më autentike e më pak të ndezur.
Flokë kafe: nuanca dhe trende për vjeshtë/dimër
Ka shumë nuanca të ngjyrës kafe, duke përfshirë mokën, çokollatën e disi të kuqerremtën. Mund të variojë nga nuancat e çelëta në ato më të errëta, është mjaft e gjithanshme dhe përshtatet me tipe të ndryshme lëkure dhe stilesh, duke ofruar një pamje elegante e të sofistikuar. Ja një vështrim në trendet kryesore, të përqafuar edhe nga personazhet e famshëm:
Flokë karamel:
E sofistikuar, por e gjithanshme, kjo është nuanca e preferuar për ato që nuk duan ta braktisin plotësisht bjonden. E frymëzuar nga tonet e shkrira të karamelit, përqendrohet në nuanca kremoze e të ngrohta, si e Hailey Bieber-it. Teknika si kornizimi i fytyrës dhe balayage i japin tredimensionalitet, lëvizje e një pamje të lëmuar, edhe pa një stilim të hollësishëm.

Smoked suede brunette:
E pëlqyer nga Kaia Gerber, është një ngjyrë kafe e thellë, intensive e me theksime të buta dhe dimensionale. Është e përshtatshme për prerje të shkurtra, të përcaktuara, si dhe për stile të gjata e voluminoze. Me një efekt shumë natyral, kërkon pak mirëmbajtje.

Brune e thellë:
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, kafja tipike: më e plota, më substancialja e më e pasura. Pa kontrast të tepërt, është ideale për pamje të strukturuara. Përfundimi me shkëlqim rrit sofistikimin e saj, siç e kanë treguar Kendall Jenner e Anne Hathaway.

