Bota

Brazil, nisin Karnavalet e Rios

Karnavalet e Rio de Zhaneiros, një prej festivaleve më të mëdha të botës, u çelën zyrtarisht në momentin kur i ashtëquajturi “Mbreti Momo”, apo Mbreti i Karnavaleve, mori në dorë çelësin e qytetit, për ta drejtuar atë simbolikisht deri në mbylljen e festimeve. Autoritetet presin që në kremtimet masive të Rios këtë fundjavë të marrin pjesë 7 millionë vetë, përfshirë 1.5 milionë turistë vendas e të huaj.