Tech Top Tech - News

Nisin punën taksitë me fantazma në Teksas?! E kemi fjalën për taksitë pa shofer nga Tesla…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Tesla Robot

Tesla Robot – ose siç e quan Elon Musk: “shoku yt i dhomës që nuk ankohet kurrë, nuk ha, dhe nuk ka nevojë për pushim cigareje”.
Po flasim për Tesla Bot (Optimus). Aktualisht ndodhet në fazën beta, por… ka filluar të bëjë punët e shtëpisë! Po, po. Në disa video të reja, Tesla Bot shfaqet duke palosur rrobat më qetë se çdo adoleshent që kohën e sotme.
Ai lëviz me kujdes, përdor kamera, sensorë dhe “muskuj” artificialë për të analizuar mjedisin dhe ndërvepruar me të. Sipas Musk, Tesla ka përmirësuar koordinimin, qëndrueshmërinë dhe aftësinë për të kuptuar objekte në hapësirë, aq sa roboti mund të bëjë detyra të përditshme si:
• palosje rrobash,
• sjellje objektesh,
• hedhjen e plehërave
Ende nuk është gati për treg, por qëllimi final është: robot me inteligjencë artificiale që mund të zëvendësojë njerëz në punë të lodhshme, të rrezikshme apo të mërzitshme.