Një banor i ri i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP 5, duke shtuar edhe më shumë kuriozitet dhe dinamika në lojë.
DJ Gimbo është tashmë zyrtarisht një nga konkurrentët e këtij edicioni dhe hyn në garë me ambicien për të shkuar deri në fund e për të fituar Çmimin e Madh. I njohur për energjinë dhe stilin e tij në muzikë, ai pritet të sjellë ritëm, argëtim dhe surpriza brenda shtëpisë.
Përveç karrierës së tij si DJ, Gimbo njihet edhe si DJ personal i fituesit të Big Brother VIP 4, Gjestit, çka e bën hyrjen e tij edhe më interesante dhe ngre pritshmëri për strategjinë, karakterin dhe marrëdhëniet që do të ndërtojë gjatë lojës.