Kompania teknologjike Gjirafa ka shënuar një moment historik përmes një ngjarjeje të veçantë, duke festuar lançimin zyrtar të shërbimit Starlink në platformën Gjirafa50. Ky partneritet i ri sjell për herë të parë në rajon akses në internet të gjeneratës së ardhshme, si për shtëpitë ashtu edhe për bizneset. Në njoftimin zyrtar, Gjirafa theksoi se ky nuk është thjesht një lançim produkti, por një hap transformues drejt mundësimit të aksesit digjital, rritjes ekonomike dhe krijimit të mundësive të reja për qytetarët e rajonit.
“Jemi krenarë që përmes këtij bashkëpunimi me Starlink, po sjellim një teknologji që do të ndryshojë mënyrën si lidhemi me botën”-thuhet në deklaratë. Ngjarja festive u përshkua si një mbrëmje frymëzuese, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri për teknologjinë dhe lidhjen dixhitale në Ballkan. CEO i SpaceX, Elon Musk ka njoftuar se se sistemi satelitor i kompanisë Starlink tani është i disponueshëm në Kongo. Republika Demokratike e Kongos tha se ishte bërë vendi më i fundit afrikan që i dha një licencë Starlink, duke anuluar një ndalim të mëparshëm.
Qeveria kongoleze tha në mars 2024 se përdorimi i Starlink ishte i ndaluar, me zyrtarë ushtarakë që paralajmëruan se mund të përdoret nga grupet rebele, duke përfshirë M23 të mbështetur nga Ruanda. Kongo e shkatërruar nga lufta ka lidhje të ulët, me vetëm rreth 30% të popullsisë duke përdorur internetin që nga viti 2023, sipas Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Tani ofruesi i internetit satelitor po zgjeron me shpejtësi shërbimet e tij në Afrikë dhe është i drejtpërdrejtë në më shumë se një duzinë vendesh.