Ukraina nuk ka një alternativë të qëndrueshme ndaj rrjetit satelitor Starlink në pronësi të miliarderit amerikan Elon Musk, tha CEO e Eutelsat, Eva Berneke. Eutelsat, një operator satelitor francez që ofron shërbime të kufizuara në Ukrainë përmes një distributori të financuar nga qeveria gjermane, pavarësisht përpjekjeve aktuale për të rritur kapacitetin, ende nuk mund të përputhet me Starlink dhe të marrë përsipër shërbimet e tij. “Nëse do të merrnim përsipër kapacitetin e plotë të lidhjes për Ukrainën dhe të gjithë qytetarët, ne nuk do të ishim në gjendje ta bënim këtë. Le të jemi plotësisht të sinqertë”-tha Berneke për Politiko.
Sipas saj, Eutelsat mund të marrë përsipër kapacitetin “për disa raste kritike”. Rrjeti Starlink i Musk përfshin 7000 satelitë, ndërsa Eutelsat ka vetëm 600. Terminalet Starlink mund të ofrojnë një kapacitet lidhjeje që tejkalon ndjeshëm aftësitë e operatorit evropian. Sistemi Starlink është jetik për forcat ukrainase që luftojnë kundër ushtrisë ruse, shkruan Kyiv Independent. Elon Musk, një aleat i presidentit amerikan Donald Trump, paralajmëroi në mars se e gjithë linja e frontit në Ukrainë do të bie nëse ai fik Starlink.
Apple dhe Elon Musk janë në një betejë kokë më kokë për zgjerimin e shërbimeve të lidhjes satelitore. Apple në Amerikë ofron Emergjencë SOS nëpërmjet Satelitit dhe Asistencë në Rrugë nëpërmjet shërbimeve satelitore, por zgjerimi i këtyre shërbimeve përballet me probleme të krijuara nga Elon Musk. Wall Street Journal raporton se pronari i SpaceX është i pakënaqur me investimin e Apple në Globalstar, i cili është një konkurrent i madh i Starlink të Musk.
Ndërkaq, projekti i internetit i bazuar në dritë, Taara po shndërrohet në një kompani të pavarur. Teknologjia e Taara përdor lazer për të transmetuar të dhëna dhe parashikohet si një rival i Starlink të Elon Musk kur bëhet fjalë për lidhjen e zonave rurale me internetin. Financial Times raporton se Alphabet do të mbajë një pakicë të aksioneve në Taara, e cila gjithashtu ka siguruar fonde nga Seria X Capital. Bëhet e ditur se kompania aktualisht ka dy duzina punonjës dhe operon në 12 vende, duke punuar në gjithçka, nga lidhja e kryeqytetit të Republikës Demokratike të Kongos deri tek rritja e rrjetit të mbingarkuar në festivalin Coachella 2024.