Me shpejtësi po qarkullon lajmi se aktorja Jennifer Lawrence ka zgjedhur vendin e gabuar se ku do të bëjë dasmën e saj.
Fituesja e çmimit “Oscar” pritet të lidhë kurorë me partnerin e saj Cooke Maroney ditën e shtunë në kështjellën akstravagante “Belcourt Of Newport” në Rhode Island.
Kjo kështjellë është e njohur për faktin se mendohet se në të ka fantazma dhe shpirta ndërkohë që banorët rreth objektit prej vitesh kanë raportuar raste të tilla në polici.
Megjithëse për shumë njerëz vendimi për ta bërë damsën në këtë kështjellë është i gabuar, për Lawrence është i duhuri pasi çdo gjë është kuruar deri në detaje për ditën e madhe.