Kur vjen fjala për të kënaqur fansat e tij, aktori i njohur Dwayne Johnson duket se nuk gabon kurrë. Së fundmi, ai doli përpara shtëpisë së tij luksoze në Hollywood për të përshëndetur njerëzit të cilët shëtisin në kërkim të takimit me një të famshëm. Në videon e postuar në Instagram, Dwayne tregoi anën e tij bujare dhe i solli Krishtlindjet më herët, aq sa e quajti veten “Dwanta Claus”.
Kur autobusi ndalon, aktori pyeti grupin:
Hej djema, dini gjë se ku mund ta gjejë The Rock?
E ndërsa ata shpërthejnë në brohorima, ai vazhdon:
Thjesht doja t’ju përshëndesja dhe t’ju jepja disa dhurata.
https://www.instagram.com/p/CWcBFiKFPGf/
“Disa dhurata” nënkuptuan për secilin nga personat një abonim një-vjeçar në Netflix, disa nga pijet e tij energjike, tekilën e tij Teremana, 500 dollarë për secilin që t’i shpenzonin për pushimet e dimrit, televizor gjigand dhe një levë XBox. Sikur mos të mjaftonte kjo, iu kërkoi të anulonin të gjitha planet e darkës që të vinin si të ftuar specialë në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit më të ri të tij, “Red Notice”.
Së fundmi rikujtojmë se aktori i njohur Daniel Craig, ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga “No Time To Die” dhe super ylli i Hollywood-it, ‘The Rock’ pritet t’i zërë vendin për t’u përzgjedhur si James Bond-i i ardhshëm. Dwayne Johnson ka zbuluar për “Esquire” se do të dëshironte të bëhej pjesë e filmit për të vazhduar një traditë familjare.
Gjyshi i Dwayne, Peter Maivia, ishte një mundës profesionist nga Samoa, i cili u shfaq në një rol të vogël në filmin e Bond-it të vitit 1967, “You Only Live Twice”. Ndër të tjera, ‘The Rock’ u shpreh se:
Po, gjyshi im ishte personazhi i keq i Bond-it në “You Only Live Twice” me Sean Connery. Shumë, shumë mirë. Dhe unë do të doja të ndiqja hapat e tij dhe të jem Bondi i ardhshëm. Unë nuk dua të jem një personazh i keq. Dua të jem Bond.