Celebrities Gossip

Një nga investitorët më të mëdhenj në botë tregon se si prindërit e pasur duhet të flasin me fëmijët e tyre rreth trashëgimisë!

Warren Edward Buffett është një prej investitorëve më të mëdhenj në botë dhe po ashtu një filantrop i madh. Ai është biznesmen, investitor dhe filantrop. Veç kësaj, ai është një prej njerëzve më të pasur në botë. Warren Buffett shpeshherë jep këshilla shumë të vlefshme qoftë nëse është fjala për paralajmërimet që ai ka bërë kundër Bitcoin-it apo për këshillat se si të bëni biznes suksesshëm. Në një intervistë për CNBC, Warren kishte thënë se investitorët duhet ta shmangin marrjen e parave hua për të blerë aksione. 

Buffett pretendon gjithashtu se çdo prind ka përgjegjësinë të ulet dhe të bëjë një bisedë të sinqertë me fëmijët e tij përpara se të vdesë. Miliarderi thotë se sado i pasur që të jetë prindi, është i detyruar t’ua lexojë testamentin fëmijëve të tij para se të vdesë, për t’u shpjeguar pse nuk ua ka lënë apo pse ua ka lënë atyre. Çdo fëmijë duhet të dijë pse ju e keni lënë këtë dhe atë për ta, apo nuk ia keni lënë atij dhe të kuptojë detyrimin tij ndaj pasurisë.

Nëse ndonjë prej tyre ka pyetje ose sugjerime, dëgjoni me kujdes dhe pranoni ato që i konsideroni të arsyeshme. “Nuk i kuptoj ata që nuk duan që fëmija i tyre t’i bëjë pyetje lidhur me testamentin”-shpjegon një nga njerëzit më të pasur në Tokë. Buffett thotë se ka parë shumë familje të shpërbëhen pas një trashëgimie, duke i lënë vëllezërit e motrat të hutuar dhe në grindje. “Xhelozia, ankesat reale apo të imagjinuara janë bërë gjithnjë e më të forta”-thotë miliarderi. Ai shtoi se nuk ka asgjë të keqe të mbrosh këndvështrimin tuaj. “Babai im bëri të njëjtën gjë”-thotë Buffett.

Sipas Forbes-it, që nga 26 nëntori, pasuria e Buffett vlerësohet në 150.2 miliardë dollarë, duke e vendosur atë në vendin e gjashtë në listën e njerëzve më të pasur. Babai i Buffett-it ishte një kongresmen amerikan. Miliarderi i ardhshëm bleu për herë të parë aksione kur ishte vetëm 11 vjeç dhe në moshën 13-vjeçare ai paraqiti deklaratën e tij të parë tatimore. Ai fitoi milionin e tij të parë në moshën 32-vjeçare. Miliarderi ka tre fëmijë.