Limonët kanë shumë acid dhe konsumimi i tepërt i ujit me limon mund të rezultojë në shpërbërjen e smaltit të dhëmbëve ose shtresës së jashtme të dhëmbëve, duke çuar në humbjen e mineraleve. Sipas Shoqatës Amerikane Dentare, erozioni dentar i bën dhëmbët më të prirur ndaj prishjes me kalimin e kohës dhe mund të shkaktojë ndjeshmëri dhe dhimbje. Një studim zbuloi se lëngu i limonit mund të ketë të njëjtin efekt gërryes në dhëmbë si pijet e gazuara.
Për të minimizuar kontaktin e drejtpërdrejtë të acidit të ujit të limonit me dhëmbët tuaj, përdorni një pipë. Gjithashtu, shmangni larjen e dhëmbëve menjëherë pasi keni pirë ujë me limon. Në vend të kësaj, konsumoni shumë ujë të thjeshtë së bashku me ujë me limon për të zvogëluar rrezikun e ndjeshmërisë. Në kërkim të alternativave më të shëndetshme dhe natyrale për kujdesin personal, gjithnjë e më shumë njerëz po i drejtohen produkteve nga natyra.
Një nga zgjidhjet më të thjeshta dhe njëkohësisht më efektive për neutralizimin e erës së djersës është limoni. Merr një gjysmë limoni të freskët; fërkoje direkt në nënsqetulla, mjafton një shtresë e hollë, mos e shpëlaj! Lëre të thahet vetë. Ruaje pjesën tjetër në frigorifer dhe përdore deri në 5 ditë. Largon erën e djersës që në rrënjë, zbut dhe zbardh lëkurën me kalimin e kohës. Është 100% natyral, pa alumin. Mos e e përdorni menjëherë pas depilimit dhe nëse ndjeni djegie, hollojeni me pak ujë ose lëngë aloe.
Ndërkaq, kura magjike kundër dhimbjeve të forta të kokës apo migrenës nuk ka, megjithatë, ka disa produkte krejt natyrale që ofrojnë shpëtim të menjëhershëm. Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë ( jo të mbushur plotë). Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë.