Lifestyle

Një përsëritje e jetës, studimi zbulon çfarë ndodh në trurin tonë kur vdesim…

Imagjinoni të rijetoni të gjithë jetën tuaj në hapësirën e sekondave. Si një rrufe, ju jeni jashtë trupit tuaj, duke parë momente të paharrueshme që keni jetuar. Ky proces, i njohur si “kujtimi i jetës”, mund të jetë i ngjashëm me atë që është të kesh një përvojë afër vdekjes.

Çfarë ndodh brenda trurit tuaj gjatë këtyre përvojave dhe pas vdekjes janë pyetje që i kanë hutuar neuroshkencëtarët për shekuj. Megjithatë, një studim i botuar në Frontiers in Aging Neuroscience sugjeroi që truri juaj mund të mbetet aktiv dhe i koordinuar gjatë dhe madje edhe pas tranzicionit drejt vdekjes, dhe të programohet për të orkestruar të gjithë sprovën.

Kur një pacient 87-vjeçar zhvilloi epilepsi, Dr Raul Vicente nga Universiteti i Tartu, Estoni dhe kolegët përdorën elektroencefalografi të vazhdueshme (EEG) për të zbuluar krizat dhe për të trajtuar pacientin. Gjatë këtyre regjistrimeve, pacienti ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë.

Kjo ngjarje e papritur i lejoi shkencëtarët të regjistronin aktivitetin e një truri njerëzor që po vdiste për herë të parë ndonjëherë dhe dolën në përfundimin se një përsëritje e jetës ndodh në trurin tonë kur vdesim…