Celebrities Film & Tv

Një puthje dhe disa fjalë zemre! Nis me një surprizë BBV Fan Club, Luiz Ejlli: “Kam ardhur vetëm për një qëllim…”

Ditën e sotme në ekranin e Top Channel, ka nisur Big Brother VIP Fan Club. Një rrugëtim me moderatore Kiara Titon dhe opinionistë Françeska Muratin dhe Arjan Konomin. Fokusi i vetëm do të jetë fenomeni i Big Brother VIP dhe gjithçka që ndodh.

Nisja e sotme ishte komplet e veçantë dhe surprizuese. Teksa të gjithë prisnin që hapjen e kësaj puntate dhe rrugëtimi ta bënte moderatorja e konfirmuar Kiara, Luizi ishte ai që u shfaq në studio dhe i uroi mirëseardhjen të gjithëve në këtë rrugëtim të rëndësishëm.

Mirë se erdhët në shtëpinë e tretë më të famshme sepse e para është Shtëpia e Bardhë, e dyta shtëpia e Big Brother VIP dhe e treta kjo ku jam unë sot, shtëpia e Fan Club. Kam ardhur vetëm për një qëllim, nuk do të rri gjatë sepse po të rri gjatë ka njerëz që kur më kanë përballë i shkon tensioni shumë lart dhe nuk po rri. 

Luizi ftoi në studio me fjalët më të ndjera, bashkëshorten e tij njëkohësisht edhe moderatoren e BBV Fan Club.

Unë nuk do ta prezantoj, por do të prezantoj atë që do të prezantojë. Ajo është një vajzë, një grua tashmë që nuk është dhe nuk ka për të qenë kurrë vetëm sepse më ka mua në krahë. Janë munduar që ta lënë në hije, por hija nuk e mbulon dritën. Ajo është drita e diellit, bashkëshortja ime, nëna e Lunës, Kiara Tito Ejlli. 

Kiara e falenderoi duke thënë se:

Faleminderit shumë bashkëshort, faleminderit për këtë super prezantim. Më ke lënë me zemër në dorë në momentin që po flisje. 

Fituesi i edicionit të dytë të BBV, e përfundoi fjalën e tij duke ju uruar suksese të gjithëve.

Unë bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së vet. Të uroj ty dhe të gjithë opinionistëve dhe të ftuarve suksese në këtë rrugëtim dhe mos e çaj kokën një telefonatë larg më ke sepse është live. Zoti ju bekoftë dhe të shkoftë mbarë.