Showbiz

Një tjetër ndarje në horizont, Kylie Jenner dhe Travis Scott i japin fund

Një tjetër çift i famshëm thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Bëhet fjalë për Kylie Jenner dhe reperin Travis Scott që deri tani mendonim se kishin një lidhje perfekte. Hera e fundit që ata janë parë së bashku ishte më 27 gusht në premierën e dokumentarit më të ri të Scott, “Look Mom I Can Fly” që transmetohet në Netflix.

Ende nuk është e qartë se përse ata kanë vendosur të marrin një periudhë pauze nga marrëdhënia e tyre megjithëse janë në kontakt të vazhdueshëm për shkak të vogëlushes Stormi.

Edhe në qoftë se ndarja e tyre është përfundimtare, të dy do të kenë kujdestari të barabartë mbi vajzën.