Bota

Njësite ruse po largohen nga Ukraina dhe po kthehen për të “ndaluar” Prigozhin

Njësitë e ushtrisë ruse po largohen nga fronti luftarak në Ukrainë dhe po kthehen në vendin e tyre.

Ata po kthehen përsëri në Rusi për të forcuar forcat që do të pengojnë avancimin e organizatës mercenare të Wagner- it, i cili është kthyer orët e fundit kundër udhëheqjes së Rusisë.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, “disa njësi ruse po tërhiqen nga Ukraina dhe po kthehen në Rusi në një përpjekje për të ndaluar përparimin e Grupit Wagner”.

Kush është Yevgeny Prigozhin?

Yevgeny Prigozhin, ish i burgosur dhe udhëheqës i një rrjeti të restoranteve, e ka rritur kompaninë private mercenare Wagner dhe është bërë figurë kyçe në Rusi – pas nisjes së luftës në Ukrainë – por edhe kritik i palodhshëm i komandës ushtarake ruse.

Ai tani ka nisur rebelim të hapur ushtarak kundër shtetit rus.

Prigozhin ka lindur më 1961 në atë që atëherë është quajtur Leningrad.

Si adoleshent ai është dënuar për vjedhje – një prej plot krimeve më serioze që ka kryer më vonë, përfshirë vjedhje të armatosur dhe trafikim të fëmijëve, për çka është dënuar me mbi nëntë vjet burgim.

Ai është liruar nga burgu më 1990, në kohën kur Bashkimi Sovjetik ka qenë duke u përballur me ndryshime të mëdha, nën udhëheqësin e Mikhail Gorbachevit.

Bashkë me burrin e dytë të nënës së tij, Prigozhin e ka hapur një rrjet dyqanesh të salsiçeve dhe biznesi ka qenë goxha i suksesshëm.

Ende është e paqartë se kur janë krijuar lidhjet e para mes Prigozhinit dhe Putinit, ndonëse si sipërmarrës në Shën Petersburg, ai ka pasur shumë gjasa të jetë takuar me Putinin, i cili e ka nisur karrierën politike si kryetar i atij qyteti më 1990.