“Top Arena”, emision i dedikuar për Botërorin 2026, çdo mbrëmje ka të ftuar të veçantë. Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati ishte e ftuara e radhës. Brikena Selmani, i ka bërë një intervistë balerinës së njohur, të cilën e ka pyetur në lidhje me jetën private dhe atë profesionale. E sigurisht që nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe për ish-banorët.
Cili ka qenë një banor aty brenda, të cilit ndoshta ia ke pasur pak frikën ose e ke patur si kundërshtar të fortë?
I kisha harruar këto pyetjet për “Big Brother” dhe këto lojtarë, fitore. Një lojtar që unë e kam thënë disa herë, në mos unë kishte potencial për ta fituar ka qenë Stenaldo. Por padyshim edhe për aq sa ka zgjatur loja e Kristit dhe ai ka qenë një lojtar me potencial për të fituar.
A keni patur mundësi për të folur me Kristin për një bashkëpunim të dytë për “Tunde moj Selin 2”? A ke folur më me të?
Ç’është e vërteta nuk jemi takuar me Kristin. Kam parë që edhe ai ka qenë i angazhuar dhe unë me angazhimet e mia. Mendoj që të dy ne po marrim akoma suksesin e “Tunde moj Selin 1”, kur të takohemi ndoshta planifikojmë një “Tunde moj Selin 2”.