Më shumë se një vit nga qarkullimi i Koronavirusit, mbetet mister i madh rreth përqindjes së ulët të vdekjeve në vendet e varfra të Afrikës dhe Azisë që askush nuk mund ta shpjegojë. Nga vëzhgimet e kryera nga “New York Times” është konstatuar se imuniteti është ai që ka bërë diferencën.
Bashkëjetesa me bakteret ka bërë që COVID-19 të jetë më i dobët në Afrikën sub-sahariane. Në këtë hapësirë vetëm 3% e popullatës është mbi 65-vjeç. Në Pakistan, 4%, kurse në Shtetet e Bashkuara kjo shifër arrin në 16% e në Bashkimin Evropian në 20%.
Rikujtojmë ndërkohë, se Agjencia Europiane e Medikamenteve i dha dritën jeshile vaksinës kundër koronavirusit të “Johnson&Johnson”-it e katërta e autorizuar në Bashkimin Europian. Biden nga ana tjetër ka urdhëruar blerjen e 100 milionë dozave shtesë të vaksinës anti-COVID “Johnson&Johnson” që në fund të shkurtit u miratua nga autoritetet në Amerikë.