Aktualitet

Njihuni me parashikimin e motit për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se depërtimi i masave ajrore relativisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore bën që edhe për ditën e sotme, vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët dhe me alternime vranësirash, që më të theksuara paraqiten në veri e në lindje të territorit.

Era fryn me drejtim nga kuadrati i veriut e me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, hera-herës fiton shpejtësi 8-16 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 3/12 Diell re

Kukës -6/5 Diell re

Lezhë 4/12 Diell re

Dibër -5/7 Diell re

Durrës 4/15 Diell re

Tiranë 4/14 Diell re

Elbasan 4/14 Diell re

Berat 4/15 Diell re

Vlorë 5/14 Diell re

Korçë -4/6 Diell re

Gjirokastër 3/14 Diell re

Sarandë 6/15 Diell re