Gossip Showbiz

Noizy i dërgon dron Gjestit, zbulon datën e albumit të ri!

Pak minuta para fillimit të Prime mbrëmjen e sotme, një dron ka ardhur si mbështetje për Gjestin nga reperi shumë i njohur dhe i dashur, Noizy.

Artisti kishte shkruar në të se ishte një dhuratë për banorin si dhe ka zbuluar datën e publikimit të albumit tij të ri, si dhe aludohet që mund të jetë i fundit.

Noizy ka njoftuar se albumi i tij i ardhshëm, i titulluar “Icon”, do të publikohet më 1 maj, në Ditën e Punëtorëve, një datë simbolike. Reperi, i njohur për ndikimin e tij të madh në muzikën shqiptare, ka arritur të krijojë një markë dhe identitet të fortë për veten, duke e ditur mirë rëndësinë e çdo veprimi të tij.

Ky njoftim për albumin Noizy e ka bërë dhe me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, shoqëruar me një shkrim:

Shënojeni datën #Icon 1 Maj, ndrrohet loja