Aktualitet

Nuk dihet kush e qëlloi, ndërron jetë rrugës për në spital i plagosuri në Selenicë!

Një 36- vjeçar është qëlluar me armë zjarri, mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Bashkisë së Selenicës, në Vlorë.

Sipas policisë, Dalan Alliaj, banues në Fier është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak/ Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Alliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.