Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Selenicë, një i plagosur në gjendje të rëndë

Plagosje me arme zjarri ne fshatin Gjorm të bashkisë së Selenicës.

Sipas banorëve të zonës, ngjarja ka ndodhur para pak minutash në qendër të fshatit.

Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi raporton se ende nuk dihen motivet dhe shkaku, teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë i plagosuri është transportuar drejt spitalit të Vlorës, në gjendje të rëndë.