Kur Ariana Grande na tregoi se mund ti themi ish-it, “Faleminderit, tjetri”, të gjithë u stepëm. Jemi mësuar me urrejtjen, hakmarrjen, zënkat pas ndarjes dhe të themi faleminderit mund të tingullojë pak e çuditshme dhe e vështirë, por jo e pamundur. Duhet të përpiqesh të jesh një ish i mirë, jo për t’u rikthyer, por për të treguar se dikur ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës tënde sido që të kenë përfunduar gjërat.
Mesazhet në orët e vona të natës, të flasësh keq tek të tjerët, afrimiteti me miqtë e tij/saj për ta bërë xheloz/e dhe gjithçka tjetër që po bëni gabim, mund ta ndryshoni duke bërë disa gjëra të thjeshta për të respektuar kohën e kaluar bashkë.
Mbani distancën e nevojshme nga ishi juaj
Të gjithë ish-at e mirë e lënë të kaluarën pas, por disa e marrin shumë seriozisht, duke preferuar të mos kenë asnjë lloj kontakti të drejtpërdrejtë pas një ndarjeje. Por mund të kemi gjithashtu një nga ato situatat, ku jeni në gjendje ta ktheni një marrëdhënie të kaluar në një ‘miqësi me benefite’.
Për të ruajtur ekuilibrin sidoqoftë, përvoja tregon se duhet të jeni të pranishëm aq sa duhet. Mund ta përgëzoni kur dëgjoni për vendin e ri të punës apo ti uroni gëzuar ditëlindjen. Me fjalë të tjera, ish-i ideal vendos ekuilibrin midis të qenit i pranishëm, por jo aktiv, në jetën tënde. Mund të lindë nga nevoja: ndoshta ju punoni së bashku ose ndani një shoqëri të përbashkët dhe është e nevojshme të bëni paqe.
Thënë kjo, jo të gjithë mund të jenë një ish i mirë. Çdo marrëdhënie e së kaluarës që përfshin sjellje abuzive, pandershmëri apo forma të tjera lëndimi nuk ka asnjë arsye për të patur kontakt të çfarëdolloji, sepse kryesorja në të një marrëdhënie është respekti reciprok.
Një ish i mirë që mund ti kërkosh ndihmë në situata të caktuara
Të kesh dikë si ish-i juaj, i/e cili/a njeh historinë tuaj dhe pasiguritë, është ngushëlluese dhe e dobishme në disa raste.
Lori Gottlieb, një terapiste që shkruan në të përjavshmen ‘Dear Therapist’, gjithashtu autore e librit “Maybe You Should Talk To Someone” tregon se qëndrimi në një kontakt formal me ish-at tanë mund të na bëjë mirë.
Nëse keni dalë me dikë që e keni njohur në periudhën e universitetit ose në fillim të të njëzetave dhe nuk ka funksionuar, kjo është një kohë me të vërtetë e rëndësishme e kujtdo prej nesh pasi është koha kur zbulojmë veten. Dhe ai person ka qenë krah jush në atë periudhë. Ju ka njohur në një mënyrë që partnerët tuaj të ardhshëm nuk ju njohin. Ju mund t’u tregoni të dashurve tuaj të rinj për veten dhe rininë tuaj, por kurrë nuk do të jetë e njëjtë sikur ata të kishin qenë atje me ju. Për të kuptuar se si është formuar personaliteti yt.
Mbi të gjitha, ish-at tuaj janë të vetmit që dinë se si është të dalësh me ty.
Shokët tuaj nuk kanë qenë kurrë në një marrëdhënie intime me ju, kështu që ata nuk i dinë të gjitha gjërat që ju bëni. Por ish-i juaj i di. Dhe ai/ajo mund t’ju japë disa këshilla vërtet të mira dhe të dobishme. Madje mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni atë që kërkoni në partnerin tuaj të ardhshëm.
Mos jini miq menjëherë pas ndarjes pasi mund të rezultojë e kundërta
Kur një marrëdhënie e veçantë për ju dhe afatgjatë merr fund, ekziston gjithmonë tundimi i përpjekjes për të kaluar menjëherë nga “të dashuruar” në “miq”. Fundja, pse nuk duhet të ruajmë respektin dhe komunikimin me dikë që e kemi dashur?
Qëndrimi afër pas ndarjes mund të duket si rruga më pak e dhimbshme, por pa kufij ndarës të qartë ose kohë të mjaftueshme për t’u kaluar, mund të përfundoni duke u lidhur sërish. Nuk mund të jeni ish i mirë për dikë derisa të keni përqafuar plotësisht idenë se tanimë jeni të ndarë.
Nëse mendoni se e keni kaluar dhe jeni mësuar me idenë, Gottlieb tregon mënyrën më të mirë për të bërë hapin të parët.
Ju duhet të kuptoni saktësisht pse e doni këtë person në jetën tuaj – pse tani, dhe jo një vit më parë. Dhe jo vetëm ti dërgoni një mesazh që i pyet ata për kafe, pasi kjo është shumë e paqartë dhe mund të jetë konfuze për ta. Sapo të jeni realë me veten për qëllimet tuaja, vendosni të rilidhni kontaktin me ta.
Hunt Etheridge, një ekspert takimesh për më shumë se dhjetë vjet, tregoi faktorët që duhen marrë parasysh para se ti shkruani: gjatësia e mesazhit / për çfarë ekzaktësisht dëshironi të flisni, sa kohë ka që kur jeni ndarë (dhe koha nëse i keni njohur si mik para se të ishit të dashur, për shembull).
Nëse jeni vërtet gati, dërgojini atyre një mesazh dhe jepini gjithashtu një opsion nëse nuk duan të rilidhi kontaktet. Diçka si “Nëse nuk je i/e interesuar, mos ndje detyrimin për t’u përgjigjur; Unë do ta kuptoj.” Funksionon, vetëm nëse dëshironi të ruani vetëm miqësi dhe keni shumë kohë të ndarë.
“Të jesh një ish partner i mirë duhet të jesh i angazhuar, mbështetës dhe jo i huaj”, shprehet Etheridge.