Sport

Nuk e ka mendjen te Atalanta, Flik “sonobon” Champions-in: Dua titullin në La Liga

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ishte plot lëvdata për Atalantën e Gasperinit dhe Gjimshitit, para takimit të fundit në këtë fazë të parë në Ligën e Kampioneve. Me Barcelonën të kualifikuar mes tetë më të mirave, Flik ka mundësi të menaxhojë energjitë dhe të zbresë i qetë në fushë, pavarësisht se në lojë hipotetikisht është dhe vendi i parë.

Por trajneri i Barcelonës ka habitur të gjithë duke deklaruar se mes Ligës së Kampioneve dhe titullit në Spanjë ai preferon La Liga-n. Nga ana tjetër, Flik ka theksuar faktin se edhe sonte në mbrëmje titullar në portë do të jetë Vojçek Shezni.

LEXO EDHE: Berat Gjimshiti ‘kërcënon’ Barcelonën: S’i trembemi, do i vendosim në vështirësi

“Kam respekt të madh për Gasperinin dhe Atalantën. Ai po bën një punë të shkëlqyer. Mendoj se ka 8 vjet dhe mund të shihni se çfarë ndodh kur i jepni vazhdimësi një trajneri. Ata kanë një stil unik. Ata luajnë shumë mirë, shënojnë shumë… kanë guxim ne do të duhet të luajmë me kujdes. Është gjithmonë e vështirë të luash kundër një skuadre italiane, sepse ata mbrojnë mirë, bëjnë tranzicione të shpejta, luajnë një futboll me kontakt…”.

CHAMPIONS DHE LA LIGA – “Nëse do të ishte për mua do të zgjidhja titullin në La Liga. Ai është trofeu më i rëndësishëm që mund të fitojmë. Gjithsesi është ende shumë herët, do të kemi kohë për të bërë një bilanc. Përpara kemi edhe Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampioneve që është kompeticioni më i vështirë për t’u fituar. Ka ekipe shumë të mira dhe për ne është e rëndësishme të fitojmë, sepse duam të përfundojmë të dytët”.

LEXO EDHE: Kriza prek La Liga-n, 13 skuadra pa asnjë blerje, e 25-ta në Evropë