Një ndër pyetjet e ngritura pas martesës së Justin dhe Hailey Bieber ishte edhe fakti se si e ka përjetuar Selena Gomez këtë ngjarje.
Historia e saj me Justin Bieber ende komentohet në media si edhe nga fansat e artistes që nuk po e lejojnë që ta harrojë lehtësisht.
Megjithatë për Selenën kjo i përket së shkuarës. Burime pranë “Us Weekly” kanë rrëfyer se ajo është në një lidhje me ish-pjesëtarin e grupit “One Direction”, Niall Horan.
Dyshja janë parë duke shkëmbyer puthje gjatë një darke kur ata kishin dalë me miqtë e tyre. Kjo nuk është hera e parë që Selena përflitet se ka diçka me këngëtarin e famshëm megjithëse ata janë shumë diskretë kur bëhet fjalë për tu shfaqur në publik apo media sociale.