Fashion

Nuk ka më streçe normale, të gjata! Streçet “Capri” rikthehen në modë: Alternativa perfekte për ditët me diell!

Ndërsa temperaturat rriten dhe veshjet e trasha bëhen të pakëndshme, një trend i njohur i së kaluarës po rikthehet me stil: streçet treçerekëshe, të njohura si “capri”.

Këto pantallona janë bërë një zgjedhje e preferuar për ditët me diell, duke ofruar rehati dhe një pamje elegante njëkohësisht.

Capri-t janë një alternativë më ‘cool’ ndaj streçeve të gjata dhe vijnë në kombinime të ndryshme që mund të jenë tejet shik, sidomos kur shoqërohen me veshje të sofistikuara.

Së fundmi, modelja e njohur Barbara Palvin u fotografua në Festivalin e Kanës e veshur me capri dhe i kishte kombinuar ato me një palë taka me print zebre – një tjetër tendencë në ngjitje këtë sezon.

Pantallonat capri kanë fituar popullaritet të madh mes vajzave që kërkojnë një stil të freskët, por edhe tërheqës.

Shumë besojnë se ato duken më bukur me taka, duke shtuar elegancë dhe finesë në çdo dalje.

Ky kombinim është ideal për fundin e pranverës dhe ditët e nxehta të verës, duke ofruar rehati dhe një pamje moderne për çdo rast.