Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk më shkruan asnjëri…”, Jori Delli habit me deklaratën e saj!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Intervistat kanë qenë të shumta dhe Jori Delli  nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media.

Çfarë fitove nga kjo eksperiencë?

Unë nuk isha fare e njohur këtu në Shqipëri, s’kisha fare lidhje me Shqipërinë se s’kam punuar në televizion shqiptar. Prandaj fitova ppopullin shqiptar…

Jor, ti ke trazuar të gjithë rrjetet sociale në lidhje me djemtë që ke njohur, siç ishte Cristiano Ronaldo për shembull. Çfarë komenti ke?

Po unë i thashë të gjitha atje.

Kërkesat për t’u martuar, fejuar pas Big Brother të janë shtuar?

Jo, nuk është fare e vërtetë. Nuk më ka shkruar asnjë njeri.

Jori është single apo në një lidhje?

Jo jam single, dhe pse jo edhe më një djalë shqiptar

Intervistat kanë qenë të shumta dhe Noizy nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media, ku ka treguar edhe arsyen pse e ka mbështetur Luizin në “BBV2”.