Real Madridi ka publikuar listën me lojtarët e thirrur për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Në sy bie mungesa e liderit të padiskutueshëm, Kilian Mbape.
Golashënuesi më i mirë i La Ligas nuk është rikuperuar nga dëmtimi i gjurit dhe klubi ka zgjedhur një trajtim konservativ, duke shmangur ndërhyrjen kirurgjikale.
Bëjmë me dije që skuadra e Çabi Alonsos do të përballet me Atletiko Madridin në gjysmëfinale në stadiumin King Abdullah në Jeddah, të enjten në orën 20:00. Fituesi do të luajë ose kundër Barcelonës ose kundër Atletik Bilbaos të dielën.