Në qarkun e Fierit janë numëruar deri tani 254 nga 587 kuti votimi që janë gjithsej.
Socialistët kryesojnë në këto kuti me 25.694 vota më shumë ndaj koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike.
E përkthyer në mandate, PS-ja merr deri tani 12 mandate, ndërsa demokratët vetëm 4 mandate.
Deri në orën 17:45 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 2902 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.
Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.