Bota

Nusja bëhet virale në rrjet pasi shfaqet pa make up në dasmën e saj!

Një grua e re e cila është bërë virale në rrjet shpenzoi muaj të tërë për të organizuar martesën perfekte, por vendosi të paraqitej para altarit pa grim në fytyrë.

Në një epokë ku filtrat e rrjeteve sociale dhe contouring-u janë normë, zgjedhja e Madison Azevedo, 26 vjeçe, u perceptua si një akt rezistence të heshtur, duke u bërë virale me mbi 4 milionë shikime.

“Nuk grimosem kurrë në jetën e përditshme. Doja që burri im të martohej me mua, pikërisht ashtu siç dukem çdo ditë, jo me një version të ndërtuar për rastin.”