Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten globalisht me ritme shqetësuese madje në javët e fundit rastet janë dyfishuar. Fushatat e vaksinimit dhe masat kufizuese anti-COVID nuk kanë arritur të ndalojnë ritmet e përhapjes së COVID-19.
Në një konferencë për shtyp ditën e sotme kreu i OBSH-së tha se numri i rasteve të reja “po i afrohet shkallës më të lartë të infeksionit që kemi parë deri më tani gjatë pandemisë”. Duke theksuar edhe njëherë shqetësimin se shumë vende të cilat kishin arritur të vënë nën kontroll pandeminë tanimë kanë pasur rritje të theksuar të rasteve.
Sipas Tedros deri në fillim të këtij viti, Guinea e Re kishte raportuar më pak se 900 raste dhe nëntë viktima, ndërkohë tani vendi tani ka regjistruar më shumë se 9 mijë raste dhe 83 viktima, gjysma e të cilave u regjistruan gjatë muajit të fundit.
Duke marrë pikërisht si shembull një vend të vogël, Ghebreyesus theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e shpërndarjes sa më të shpejtë të vaksinave. Deri më tani, COVAX ka dërguar në më shumë se 100 vende rreth 40 milion vaksina.