Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për civilët në rajonin e Idlibit, në Sirinë veriperëndimore. Forcat qeveritare, me mbështetjen e Rusisë, pritet të fillojnë një ofensivë të madhe, për rimarrjen e zonës së fundit që mbahet nga forcat rebele. I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, paralajmëroi se përdorimi i armëve kimike do të ishte e papranueshme.