Celebrities Film & Tv Music Showbiz

Offchestra vjen me një performancë elektrizuese në “Portokalli”!

Gati 13 vite pas themelimit, grupi Offchestra vazhdon të jetë ‘on top’. Grupi muzikor vijon të jetë ndër më të preferuarit e publikut dhe që përherë dhurojnë super spektakël me daljet e tyre.

Offchestra kanë qenë të ftuar specialë në show-n e kaluar të emisionit të humorit “Portokalli”. E na lini t’ju themi që kanë dhuruar një super performancë për publikun në skenë dhe për teleshikuesit.

Ata sollën hitin “Dimëroj”, remixin e këngës origjinale të Ardit Gjebreas. Një performancë super elektrizuese e Offchestra në skenën e “Portokalli”, ashtu siç dhe e prisnim.

Energjia dhe performimi gjithmonë live ka bërë që ky grup të jetë shpesh i pranishëm në skenën muzikore. Offchestra ka tërhequr pas vetes shumë fansa të moshave të ndryshme dhe që do të vijojë të mbeten ndër më të dashurit për publikun.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Portokalli (@portokallitch)