Bota

OKB: Çdo 10 minuta një grua u vra nga partneri ose i afërmi i saj në 2024!

OKB ka publikuar shifra lidhur me vrasjet ndaj grave dhe vajzave për vitin 2024. Sipas të dhënave 50 mijë gra dhe vajza u vranë nga të afërmit e tyre në vitin 2024.

Rreth 50,000 gra dhe vajza u vranë ose nga partneri i tyre ose nga një i afërm i ngushtë si babai, xhaxhai, vëllai, madje edhe nëna. Me fjalë të tjera, 137 gra u vranë çdo ditë, ose një çdo dhjetë minuta. Ky vlerësim është bazuar në një analizë të statistikave nga 117 vende dhe është më i ulët se ai i vitit 2023 me 51,100 viktima.

Numri më i lartë i viktimave të femicidit u regjistrua përsëri në Afrikë afërsisht 22,000.